Kjo është arsyeja pse Xhelili nuk do të kandidojë për deputet

09 janar 2021 | 15:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, ka thënë se ka vendosur përfundimisht të tërhiqet prej angazhimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është koha për t’iu dhënë hapësirë më shumë gjeneratave të reja në politikë.

“Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinj, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të. Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha”, ka shkruar Xhelili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, të cilët u lënduan rëndë…