Kjo është arsyeja që gjeneral Nuredin Lushtaku nuk e dërgoi gardën e Kosovës në varrrimin e Rugovës (Dokument)
Gjeneral Nuredin Lushtaku ka treguar edhe njëherë se për çfarë arsye nuk e kishte lejuar gardën e Kosovës të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, 13 vite më parë, raporton “Epoka e re”.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë përgjigje për të gjithë ata të cilët po merren me emrin e tij se nuk ka lejuar t’i dërgonte pjesëtarët e Gardës së TMK-së për marrë pjesë në ceremoninë e vdekjes së ish-presidentit Rugova.
Lushtaku ka postuar disa deklarata të Rugovës dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së, të pasqyruara në mediat e shkruara se çfarë kishin deklaruar më herët për UÇK-në.
“Për ata që ende kan dilema, përse nuk dergova GARDËN E KOSOVËS në varrimin e Ibrahim Rugoves, le të lexojnë këta artikuj”, ka shkruar Nuredin Lushtaku.
https://www.facebook.com/1448987212009340/posts/2230605730514147/