Kjo është arsyeja se pse u nda Rita Ora nga i dashuri
Në korrik të vitit që lamë pas u zbulua lidhja e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Gjatë pushimeve verore ata e kaluan gjithë kohën bashkë, duke shëtitur sa në një vend në tjetrin.
Madje mediat e huaja shkruanin se ata e bënë lidhjen e tyre edhe familjare, pasi Rita dhe Romain u fotografuan në një kafene, ku ishte e pranishme edhe motra e 30-vjeçares, Elena Ora.
E teksa dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, “Daily Mail” shkroi se ata po kalonin një krizë në çift. Sipas saj, shkak ishte bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.
Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.
Fillimisht ishte Romain ai që mohoi lajmet për ndarjen, por ndarja s’ka mundur të mbahet dot sekret për më gjatë! Zëdhënësja e Romain konfirmoi për “MailOnline” se marrëdhënia ka mbaruar për ‘muaj’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”.