Kjo është cilësia e ajrit në Kosovë

13 janar 2021 | 12:32

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar raportin për muaji dhjetor të cilësisë së ajrit në vend.

Instituti ka bërë të ditur se rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

“Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan”, është thënë në raportin e IHMK-së.

Në raport theksohet se në javët e fundit të muajit dhjetor në vend cilësia e ajrit ishte më e ndotur sesa në fillim të muajit.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të IHMK-së:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania gjermane e bioteknologjisë ka zhvilluar një vaksinë të mundshme…