Kjo është çmimorja e re e Pishinës së Gërmisë
02 korrik 2023
| 17:43
Gjatë ditës së enjte më 29 qershor është hapur edhe zyrtarisht Pishina e Gërmisë.
Ndërsa, tashmë janë publikuar edhe çmimorja. Sipas çmimores së publikuar, hyrja për fëmijët është 2 euro ndërsa për të rriturit është 4 euro.
Ky çmim ndryshon gjatë ditëve të vikendit pasi që pagesa për të rriturit është 5 euro. Sipas njoftimit çmimi për biletën mujore është 50 euro.
Pishina e Gërmisë njofton po ashtu se ndalohet hyrja për fëmijët nën moshën 16 vjeçare pa shoqërimin e prindërve e po ashtu ndalohet të merren pije e ushqim me vete.