Kjo është deklarata e Dallkut pas humbjes në finalen e Kupës

13 maj 2021 | 00:21

Llapi është fitues i Kupës në futboll, pasi e mposhti skuadrën e Dukagjinit pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-4.

Koha e rregullt përfundoi 0-0, derisa në vazhdime të dyja skuadrat e shënuan nga një gol.

“Normalisht se është ndjenjë e hidhur. Ishim shumë afër të triumfonim. Jam i lumtur për djemtë, sepse me të vërtetë luajtën ashtu siç jemi marrë vesh. Por unë kam rezervat e mia për referim. Llapi i Superligës dhe Dukagjini i Ligës së Parë janë njësoj. Por, nuk e kemi pasur tretmanin e njëjtë. Gjyqtarin Nuza e kam mik, e respektoj, edhe është më i miri në Kosovë. Por, sot i kam rezervat e mia. Jemi të zhgënjyer që tifozët nuk kanë qenë të pranishëm, por e kemi ndjerë praninë e tyre gjatë tërë kohës, gjithmonë kanë qenë afër djemve. Penalltitë janë me fat. Jam i lumtur sepse luftuam dhe treguam se nuk është dallimi shumë i madh me skuadrën e Dukagjinit”, ka thënë Armend Dallku, trajner i Dukagjinit.

Siç dihet fituesi i Kupës siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore me aromë titulli për Atleticon e Simeones. Skuadra kryeqytetase…