Kjo është deklarata e Kurtit pas vizitës në Shtëpinë Muze të Pavarësisë (Video)

04 tetor 2019 | 19:57

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar të premten Shtëpinë Muze të Pavarësisë në Prishtinë.

Ai pas kësaj vizite ka dhënë një deklaratë për media, ku ka theksuar se në vitin 1997 është takuar me ish-presidentin Ibrahim Rugova, dhe sipas tij takimet me të kanë qenë konstruktive, edhe atëherë kur nuk janë pajtuar.

Deklarata e plotë:

“Filluam ditën me vizitën në kryeqytetin e lëvizjes në shtëpinë e Lidhjes në Prizren, tash jemi këtu tek Muzeu i Pavarësisë, që gjatë viteve të ’90-ta ishte Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës dhe ku e filloi veprimtarinë e tij politike, publike dhe diplomatike presidenti Ibrahim Rugova. Në këtë shtëpi po ashtu me Adem Demaçin në vitet 1998-99 kemi mbajtur mbi 15 konferenca për shtyp si zyre e përfaqësisë së përgjithshme politike e UÇK-së, gjashtë prej të cilave i kam mbajtur unë pa bacën Adem, kur ai ndodhej në udhëtime zyrtare jashtë vendit ose për shkaqe shëndetësore ishte në Lubjanë. Me presidentin Ibrahim Rugova unë jam takuar këtu, në vitin 1997. Takimet tona kanë qenë konstruktive, edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar. Unë e vlerësoj për insistimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës kundër okupimit të Serbisë dhe shtypjes së diskriminimit, shfrytëzimit që bënin administrata serbe mbi shqiptarët në aparteidin e viteve të ’90-ta. Para 30 vjetëve janë disa intervista dhe deklarime të presidentit historik Ibrahim Rugova se pavarësia e Kosovës është kompromis dhe unë besoj se edhe kjo është gjë që duhet vlerësuar”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/3018866518186697/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
4 pjesëtarë të stafit të një avioni mallrash Antonov-12 humbën…