Kjo është deklarata e Mirel Josës pas humbjes nga Flamurtari
18 shkurt 2019
| 16:24
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa nuk e ka pritur aspak mirë humbjen nga Flamurtari.
Sipas trajnerit shqiptar, lojtarët e Prishtinës kishin një siguri në vete pas mbetjes së kundërshtarit me dhjetë lojtarë.
“Në 20 minutat e para të lojës, patëm një far epërsie me kundërshtarin, por mendoj se me daljen me karton të kuq, lojtarët tonë patën një siguri në veten e tyre dhe pësimi i dy golave me 10 lojtarë na e bënë të mendojmë shumë gjëra për të ardhmen. Jam shumë i dëshpëruar për këtë humbje. Duhet të reagonim shumë më mirë në pjesën e dytë. Gjatë pjesës së parë duhet të ishim shumë më kolektiv në mënyrën e zgjidhjeve të rasteve për shënim”, ka thënë Josa.
/Epoka e re/