
Kjo është deklarata e Nuhiut pas fitores ndaj Dukagjinit
Ka përfunduar edhe xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në Gjilan, skuadra e Dritës e ka mposhtur bindshëm Dukagjinin me rezultat 4-0.
Golat për vendasit i shënuan Arbnor Muja dy here, Ilir Blakçori një herë dhe sulmuesi Ardit Tahiri njëherë.
Pas fitores, Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se ekipi i tij me plotë mëritë ka arkëtuar pikë të plota.
“Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë. Përveç që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikoj. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Nuhiu.