Kjo është deklarata e UÇK-së që u përpilua në selinë e NATO-s
Bardhyl Mahmuti, ish- përfaqësues politik dhe drejtues i Grupit Diplomatik të UÇK-së, e ka bërë të ditur këto ditë një detaj shumë interesant të bashkëpunimit të UÇK-së me NATO-n dhe SHBA-të.
Mahmuti ka thënë se në selinë e NATO-s, në Bruksel u përpilua deklarata përmes të cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës e shpallte në mënyrë të njëanshme armëpushimin për t’i dhënë mundësi zgjidhjes së çështjës së Kosovës përmes dialogut, mbi bazën e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 23 shtatorit 1998, dhe angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare për përfundimin e tragjedisë civile në Kosovë.
Sipas burime të Gazetës “Evropa”, të përfshirë në përpilimin e Deklaratës ishin krahas kryedipmatit të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark dhe diplomatët amerikanë Richard Holbrooke dhe Lawrence G. Rossin.
Fjala është për Deklaratën politike nr. 12, të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 8 tetor 1998.
Zbatimi i armpushimit, siç thuhet në këtë deklaratë, “fillon që të nesërmen, 9 tetor 1998”.
“Atë komunikatë nga Selia e NATO-s ia kam diktuar përmes telefonit anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjatë asaj dite, me modifikimet e caktuara, e ka bërë publike”, ka thënë diplomati Mahmuti.