Kjo është dëshira e Vedat Muriqit
Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të mirë te Fenerbahçe, por edhe te përfaqësuesja e Kosovës.
Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon, në drejtim të tij kanë ardhur edhe interesime nga skuadra të mëdha dhe një nga to është edhe Tottenhami. Pikërisht këta të fundit e ndjekin me kujdes sulmuesin kosovar, për të cilin mund të nisin edhe një ofertë në të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Muriqi, i e ka pranuar interesimin e “Spurs” dhe është shprehur se dëshiron të luajë në urdhrat e Murinjos: “Synimi im për këtë sezon është të fitoj titullin me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e veçantë të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha. Këto oferta, sidomos ajo e Tottenhamit më bëjnë mua shumë të lumtur. Do të doja të punoja shumë me Mourinhon, por në fillim dëshiroj të dal kampion me Fenerbahçen. I kam lënë të gjitha ofertat për në fund të sezonit”, u shpreh Muriqi.