Kjo është dëshira e Vettelit

05 mars 2021 | 16:22

Aston Martin është njëvendëshja e katërt për Sebastian Vettelin në Formula 1, që pas gjashtë sezonesh vendosi të largohej nga Ferrari, ku nuk arriti të fitojë dot asnjë titull.

Ndaj, për pilotin gjerman, katër herë kampion bote në Formula 1, hakmarrja ndaj “kokëkuqes” duket se është një objektiv i paevitueshëm.

“Si skuadër ne synojmë vendin e tretë në Formula 1. Kjo do të thotë që na duhet të mposhtim edhe Ferrarin. Kjo do të ishte një kënaqësi për mua dhe për skuadrën që do ta arrinte objektin e saj. Që në garën e parë do të garoj për të mposhtur çdo makinë, përfshirë edhe Ferrarin”, ka thënë Vettel.

Aston Martin është prezantuar për fansat, një makinë që do të jetë ngjyrë jeshile. “Mezi pres ta nis aventurën e re dhe t’i mësoj sekretet e kësaj makine. Përvoja e gjatë në Formula 1 do të më ndihmojë. Do të jetë një tjetër sezon i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë”, ka shtuar Vettel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në korrik të vitit që lamë pas u zbulua lidhja…