Kjo është e ardhmja e Brojës

08 nëntor 2022 | 16:27

Reprezentuesi kuqezi Armando Broja ka pasur vështirësi për kohën e tij në fushën e lojës që pas kthimit nga huazimi, në ekipin e Chelseat. Ka pasur zëra të shumta se futbollisti shqiptar mund të largohet që në janar.

Broja ka luajtur vetëm 214 minuta në Premier Ligë, që për një lojtar të moshës së tij, nuk janë aspak të mjaftueshme. Një huazim mund të ishte një opsion i mirë, por Chelsea nuk dëshiron që ta largojë.

Mesa duket lojtari ka vendosur që të qëndrojë dhe të luftojë për vendin në formacion te Blutë e Londrës. Sipas Fabrizio Romano, aktualisht nuk ka plane që Armando Broja të largohet nga Chelsea në huazim në janar dhe klubi dëshiron ta mbajë atë për shkak të vlerës së lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt të martën ka bërë shpërndarja e fidanëve…