Kjo është e ardhmja e Deschampsit

01 korrik 2021 | 11:23

Humbja e Francës dhe eliminimi i parakohshëm nga Euro 2020, bënë që të vihej në pikëpyetje vazhdimësia e Didier Deschamps në stolin e kampionëve të botës.

Sipas “L’Equipe”, trajneri nuk do të ndryshohet të paktën deri në Botërorin e Katarit. Federata Franceze e Futbollit  nuk ka ndërmend të përfundojë bashkëpunimin me Deschamps, madje mendon që t’ia zgjasë kontratën edhe për dy vite të tjera.

Në horizont vijon të mbetet emri i Zinedine Zidane, sidomos pas largimit të tij nga Real Madrid. Në Francë janë të bindur se nëse do të bëhet rotacioni Deschamps-Zidane, do të ndodhë vetëm pas Botërorit të vitit 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe ikona e modës, Kate Moss ditën e…