Kjo është femra më seksi e vitit 2019 (Foto)
11 qershor 2019
| 17:20
Ajo është shpallur femra më seksi në gjithë botën dhe duket se e ka mjaft të merituar.
Olivia Culpo, supermodeluesja dhe ish-Miss Universe 2012 ka kryesuar listën vjetore të “Maxim Hot 100”, si femra më seksi.
“Gjithmonë e kam parë ‘Maxim Hot 100’ me admirim. Ka pasur kaq shumë gra të mençura dhe të suksesshme që më kanë frymëzuar mua dhe karrierën time në shumë mënyra, ndaj ky ‘cover’ është i rëndësishëm për mua. Akoma nuk mund ta besoj”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Instagram”, ku ka postuar edhe kopertinën e revistës “Maxim Hot 100”.
Supermodeluesja ka plot katër milionë ndjekës në “Instagram”.