Kjo është ferizajasja që nuk ia ka frikën shpejtësisë
“Ferizajasja që nuk njeh frikën nga shpejtësia, përkundrazi pikërisht këtë ka pasion, është pjesëtarja e dalluar e sportit të automobilizmit, Arjeta Rysha”, ka shkruan kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në profilin e tij në “Facebook”.
Aliu përmes postimit të tij ka numruar të gjitha të arriturat e kësaj sportisteje të dalluar të automobilizmit.
“Rëndësia e veçant është se ajo si femër garon krahë meshkujve” ka shkruar ndër thera Aliu.
Postimi i plotë i kryetarit Aliu:
Ferizajasja që nuk njeh frikën nga shpejtësia, përkundrazi pikërisht këtë ka pasion, është pjesëtarja e dalluar e sportit të automobilizmit, Arjeta Rysha
Suksese i saj ka filluar që nga tetori 2020 kur mori pjesë në garë për herë të parë në Ferizaj dhe triumfoi me fitore, vendi i parë në kategorinë (klasën) 4, vendi i dytë në plasmanin e përgjithshëm, pjesëmarrja në gara kombëtare si ajo e Kampionatit të Kosovës mbajtur në Prizren, vendi i parë në kategorinë 4 dhe vendi i parë në plasmanin e përgjithshëm kurse në nivel vendi për kategorinë 4 vendi 2 dhe në Plasmanin e Përgjithshëm vendin e 3-të, të qenurit pjesëmarrësja e vetme e gjinisë femërore në garën ndërkombëtare në disiplinë malore, organizuar nga FIA dhe CEZ në Ponikva-Kocani, Maqedoni e Veriut, ku zuri vendin e tretë në kategorinë E1 në konkurrencë të meshkujve, vendi i dytë në kategorinë 3 të Kampionatit të Kosovës mbajtur në Goden të Gjakovës, vendi i parë në kategorinë 4 në disiplinën slalom, gjersa në plasmanin e përgjithshëm zuri vendin e dytë, ndërsa në garat malore, kategoria 3 zuri vendin e 2-të në Grashticë të Prishtinës, e që bëjnë shembullin e saj motivues e natyrshëm të çmueshëm për vlerat sportive që paraqet kjo garuese.