Kjo është fjala më e kërkuar në “Google” për vitin 2017
Uragani Irma ishte fjala më e kërkuar për vitin 2017 si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në nivelin global, thuhet sipas disa kërkimeve të Google.
Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West duke u kategorizuar si një stuhi e shkallës së katërt, dhe duke u cilësuar si një nga ngjarjet më ekstreme të motit në SHBA këtë vit.
Matt Lauer, ikona e NBC i cili u shkarkua nga puna pas akuzave për ngacmim seksual, ishte ngjarja e dytë më e klikuar sipas kërkimeve të Google.
Tom Petty, ikona e rokut që vdiq këtë vit, ishte e treta, e ndjekur nga Super Bowl.
Skandali i ngacmimeve seksuale që filloi në Hollivud dhe u përhap shumë shpejt bëri gjithashtu që të ketë shumë klikime në Google për këtë vit.
Tre nga pesë njerëzit më të popullarizuar në vitin 2017 u përballën me akuza dhe ata ishin: Lauer, Harvey Weinstein dhe aktori Kevin Spacey, transmeton Klan Kosova.
Eklipsu diellor të verës së kaluar gjithashtu tërhoqi interes në mesin e kërkuesve. Ishte kërkimi i shtatë më i popullarizuar në tërësi.
Shikoni përmes listës më poshtë gjërat që u klikuan në Google:
1. Uragani Irma
2. Matt Lauer
3. Tom Petty
4. “Super Bowl”
5. Të shtënat në Las Vegas
6. Ndeshja e Mayweather dhe McGregor
7. Eklipsi Diellor
8. Uragani Harvey
9. Aaron Hernandez
10. “Fidget Spinner”