Kjo është ftesa e Macronit për Thaçin në Francë më 11 nëntor (Dokument)

25 tetor 2018 | 10:20

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ai rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë shefa të shteteve nga mbarë bota.

Kreu i shtetit francez ftesë i ka dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

“Përtej përkujtimit, kjo është po ashtu një mundësi për të reflektuar rreth rendit të sotëm botëror dhe përgjegjësisë sonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra nga Lufta e Parë Botërore dhe angazhimet e më pasme për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme”, thuhet mes tjerash në ftesën që e ka siguruar “KosovaPress”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit…