Kjo është gjendja aktuale me Covid-19 në Kosovë
28 qershor 2020
| 10:25
2 mijë e 542 të infektuar, 47 të vdekur dhe 1 mijë 148 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, 2.542 persona janë prekur nga kjo pandemi. Por që 1.148 janë shëruar plotësisht, ndërsa 47 kanë përfunduar me fatalitet.
Numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 148 sosh.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 551 raste.