Kjo është gjendja e 10 të shtrirëve me koronavirus në Infektivë
17 mars 2020
| 09:00
Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus (Covid 19) është stabile. Këtë e ka bërë me dije Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së. “Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me Covid 19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore është stabile”, tha Krasniqi për “Telegrafin”.