Kjo është gjendja e Niall Horanit pas operimit të sinuseve
29 tetor 2018
| 10:50
Niall Horan është më mirë tani. “Dua t’ju tregoj se unë kam pasur një operacion për shkak të sinuseve të mi dhe shërimi po shkon shumë mirë”, ka shkruar në “Twitter” ish-anëtari i grupit One Direction.
“Ashtu siç kam thënë, unë do të jem larg jush për një kohë, por doja ta dinit arsyen”, ka shkruar ai. Në muajin qershor, artisti ka njoftuar se pas turneut të tij botëror do të merrte pushim duke nisur nga shtatori.