Kjo është gjendja e pacientëve me Covid në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se Klinika Infektive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke vazhduar t’i trajtojnë pacientë me Covid-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.
Nga SHSKUK-ja kanë thënë se sipas raporteve nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë