Kjo është gjendja e prokurorit që u plagosë me dy plumba në atentat
01 nëntor 2019
| 20:55
Prokurori Arjan Ndoj ishte cak i një sulmi me armë zjarri pasditen e sotme, ku mbeti i plagosur Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Siç raporton “BalkanWeb”, Ndoj aktualisht ndodhet në sallën e operacioneve në spitalin e Durrësit. Mësohet se ai ka marrë 2 plumba.
Nga atentati u plagosën dhe 2 të tjerë, Andi Maloku dhe Aleksander Laho (Landi Muharremi). Dyshohet se atentati ka lidhje me detyrën e Prokurorit, një emër i përfolur edhe nga politika, pas vendimit të tij në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.
Ngjarja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.