Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me Covid

17 qershor 2021 | 12:06

Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.

“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai për “Express”.

Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha, ka thënë se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.

Ajo është shprehur se Krasniqi ende nuk ka rezultuar negativ për koronavirusin, por që për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore do të lirohet për në shtëpi.

“Gjendja e tij është shumë e mirë. Ai është i shtrirë në repartin E. Nesër do ta lirojmë në shtëpi. Ai ende nuk ka rezultuar negativ”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njomza Eminit i është besuar për një për mandat pozita…