Kjo është gjendja me nivelin e ujit në Liqenin e Orllanit pas të reshurave të fundit

07 mars 2020 | 17:06

Të reshurat e lehta të ditëve të fundit në vendin tonë kanë bërë që të ketë një ngirtje të vogël të nivelit të ujit në liqenet akumuluese në Republikën e Kosovës.

Edhe pse niveli i ujit në Liqenin e Batllavës, më saktësisht në fshatin Orllan ku ka shtrirje më të madhe ky liqen, ka rënë ndjeshëm, bëhet e ditur se ka prurje të konsiderueshme të ujit nga lumenjtë prej të cilëve furnizohet ky liqen.

Për këtë bën të ditur edhe faqja e njohur Komuniteti Orllan. ‘Orllani sot , kjo është gjendja e Liqenit. Foto të datës 07.03.2020’, thuhet në një postim të Komunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fake News” i ka quajtur Grenell deklaratat se në takimin…