Kjo është gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK

15 dhjetor 2021 | 11:34

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A  kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MË/h. Ndërsa në Kosovën B, deri në mesnate sot ishte në pune njësia B1.

Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak të një rrjedhje në kaldajën e njësisë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate.  Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore.

Duke falënderuar palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qëndrueshëm me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka treguar gjithmonë guxim në…