Kjo është gjendja në botë me COVID 19

21 mars 2020 | 08:39

Më shumë se 276 000 njerëz janë infektuar dhe rreth 11 400 kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në mbarë botën, paraqiten të dhënat në faqen “Worldometers”.

Në Shtetet e Bashkuara rreth 70 milionë njerëz do të jenë në karantinë duke filluar nga kjo fundjavë, përfshirë amerikanët në Nju Jork, Illinois dhe Kaliforni.

Kolombia ka marrë vendim për futjen e tërë vendit në karantinë duke filluar nga e marta e ardhshme. Të njëjtin vendim e ka marrë edhe Jordania.

Kina nuk ka raportuar asnjë rast të transmetuar përbrenda vendit, por numri i rasteve të personave që janë infektuar në vendet e huaja po vazhdon të rritet. Një dukuri e tillë po vërehet edhe në Korenë Jugore.

Në Singapor janë konfirmuar dy vdekjet e para nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”.

Në Tajlandë u shënuan 89 raste të reja të infektimeve të shtunën. Kjo paraqet shifrën më të madhe ditore në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Numri i rasteve të koronavirusit ka shkuar në mbi një mijë së fundi në Japoni, Australi dhe Kanada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se…