Kjo është gjendja në pikat kufitare me Serbinë
23 dhjetor 2023
| 22:19
Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit ka bërë që këtë fund javë të rritet fluksi në pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se tani në pikën kufitare të Muçibabës duhet pritur deri në tri orë, tek Dheu i Bardh deri në dy orë, Jarinjë një orë, Merdarë 30 min etj.