Kjo është gjendja në pikat kufitare për daljen nga Kosova
23 gusht 2024
| 14:13
Pritjet kufitare për të dalë nga Kosova po zgjasin nga një orë.
Kështu regjistrohet të jetë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në Jarinje dhe në Merdarë pritjet vijojnë nga 10 deri në 20 minuta. Ndërkaq në pikat tjera kufitare ka fluks të ulët të automjeteve.