Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

02 gusht 2021 | 21:36

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu i Bardhë, ku kolonat kanë arritur deri në 1500 metra, ndërsa për dalje pritet janë deri në 30 minuta.

Në Jarinjë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 25 minuta ndërsa për dalje nuk ka pritje më shumë se 15 minuta.

Në Merdare pritjet nuk janë më shumë se 15-20 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se 15 minuta.

Më poshtë gjeni gjendjen në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen në Lojërat Olimpike “Tokio…