![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/97977281_2591826744467449_9024863540401405952_o-600x360-1.jpg)
Kjo është gjendja shëndetësore e shtatë të infektuarve të shtrirë në Infektivë
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar shtatë pacientë të infektuar me koronavirus, se tre prej tyre janë në gjendje stabile, dy në trajtim me oksigjenoterapi, dy janë në gjendje më të rënduar dhe duke u trajtuar në mjekimin intensiv e një prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:
3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.
(B. D.: ‘Epoka e re’)