Emisari special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: ‘Krejt janë kundër tij’

03 shkurt 2025 | 15:39

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale e ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet ta marrë edhe një mandat qeverisës.

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen, Grenelli u ka thënë qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me ShBA-në.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu, edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenelli në “X”.

Njeriu i rëndësishëm i Trumpi ka thënë se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të ShBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me ShBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolo Muani realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Juventusit…