Kjo është gruaja që e vrau kunatin e saj në Prishtinë
20 gusht 2024
| 20:36
Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj. Siç mëson Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita. Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.