Kjo është kandidatja më e votuar në listat zgjedhore të LDK-së në Prishtinë
18 tetor 2021
| 20:29
Kandidatja për asamble komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet komunale të mbajtura me 17 tetor.
Jeta përmes “Facebook”, ka bërë me dije se është kandidatja më e votuar femër në listat zgjedhore të LDK-së për Prishtinë.
Rafuna ka garuar në listën zgjedhore të LDK-së dhe ka mbajtur numrin #3.
Postimi i plotë i Rafunës:
Të dashur familjarë e miq,
Votues të mi besnik,
Përulësisht faleminderit për besimin që më dhatë dje!
Do të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës, e besimin tuaj do ta kthej në përgjegjësi.
Është nderë të jem kandidatja grua, më e votuara nga radhët e LDK-së në Prishtinë!
Ju dua,
Jeta