Kjo është këmbësorja që u aksidentua për vdekje afër ‘Central Parkut’
24 gusht 2024
| 23:24
Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.
Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.
Gjithashtu, mësohet se shoferja është arrestuar.