Kjo është kërkesa e vetme e punëtorëve shëndetësorë

08 nëntor 2021 | 12:08

Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë, ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë nëpërmjet Ligjit të Pagave.

Kryetari Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se kanë dalë në protestë për t’i shpalosur hallet e tyre.

“Ne jemi mbledhur këtu para qeverisë që t’i shpalosim hallet tona sa i përket gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor. Kohë më parë ne e patëm bërë një protestë simbolike me shpresën që presidentja dhe kryeministri do të reflektojnë dhe të paktën të na ftojnë edhe neve në bisedime sa i përket ligjeve që kanë të bëjnë me mirëqenien e mbarë popullatës. Por, ndodhi e kundërta, ata u mbyllën në vete dhe nuk dëshirojnë të bisedojnë me qytetarët e vet`”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se qeveria në mënyrë të fshehtë është duke punuar pa i ftuar përfaqësuesit jo vetëm të sindikatave, por edhe të shoqërisë civile.

“Kërkesa jonë e vetme është Ligji i Pagave, ligj ky i cili kishte me vendos barazinë sociale me të cilin slogan ka ardhur edhe qeveria aktuale. Kjo nuk po ndodh, qeveria në mënyrë të fshehtë punon pa ftuar përfaqësuesit jo vetëm të sindikatave, por edhe të shoqërisë civile. Andaj ne sot kemi dalë t’i themi ‘stop’ kësaj jotransparence”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë do të ketë reagime më të ashpra nga ana e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndoshta për shumë njerëz fshati Giethoorn në Holandë është i…