Kjo është kështjella që s’po lë çiftin Angelina Jolie dhe Brad Pitt të divorcohen!

11 tetor 2019 | 11:17

Tre vite më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën të ndaheshin, por ende sot, divorci nuk është finalizuar. Kjo, jo sepse ka ndonjë shans që mund të rikthehen (të paktën deri tani) !

Ish-çifti nuk e kanë përfunduar ende procedurën e divorcit sepse kanë probleme pasurish! Thënë më qartë, kanë shumë para dhe siç thuhet rëndom, “kur ke shumë para, ke shumë probleme”.

S’e kemi provuar, por gjithsesi, rikthehemi tek Jolie dhe Pitt. Në 2011-in, dyshja bleu një kështjellë në një fshat të Francës dhe sot ende s’kanë vendosur çfarë merr njëri dhe çfarë tjetri nga ai vend.

Cilido qoftë vendimi e sigurtë është që asnjërit prej të dyve nuk do t’i dalë keq.

Prandaj, i hedhim një sy të shpejtë kështjellës madhështore në Correns të Francës. Prona është e rrethuar nga ndërtime që datojnë që prej shekullit të 17-të, ka vreshta dhe ullishte pafund.

Ka një ujëvarë që e bën peisazhin një mrekulli. Brenda, kështjella e dyshes numëron plot 35 dhoma. Kur ish-çifti e rinovoi, i shtoi vendit një palestër, SPA, një kinema dhe pishina!

Angelina dhe Brad investuan plot 45 milion euro në atë pronë, ku disa vite më vonë mbajtën edhe dasmën e famshme.

Tani, e kuptojmë edhe më mirë pse divorci ka mbetur pezull.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka thënë se është e…