Kjo është lagjja me banesat më të lira në Prishtinë për momentin
2380 euro llogaritet se është çmimi mesatar për metër katror për një banesë në qendër të Prishtinës. Në pjesët tjera të kryeqytetit çmimi varion nga 2213 mijë euro mesatarja, e më poshtë.
Banesat më të lira, sipas një grafikoni të publikuar nga hulumtuesi Endrit Pllashniku, janë në lagjen Prishtina e re me çmim 1 mijë e 139 euro për metër kator.
Pas Prishtinës së Re me çmim më të lirë se në pjesën tjetër banesat mund të blihen Lagjen e Spitalit, Mati 1 dhe Rruga A. Në këto lagje, çmimi mesatar për metër katror sillet rreth 1 mijë e 200 euro.
Në gjithë qytetin, çmimi mestar për m2 është 1 mijë e 367 euro.
Sipas kësaj infografike, çmimet më të larta apo mbi 2 mijë euro për metër katror janë për banesat që gjenden në Qendër, Dardani, Lakrishtë dhe Ulpianë.
Në qendër, çmimi mestar për metër katror është 2 mijë e 380 euro, në Dardani 2 mijë e 212 euro, në Lakrishtë 2 mijë e 136 euro dhe në Ulpianë 2 mijë e 73 euro.
Pastaj renditen lagjet si Aktashi, Lagjja e Muhaxherëve, Bregu i Diellit, Arbëria, Velania, Tophane, Rruga B, Emshir, Veterniku e Rruga C.
“Nëse jeni duke hulumtu tregun për blerje të banesës në Prishtinë, ja një pasqyrë e çmimeve mesatare për m² (përjashtuar penthouse) në disa nga lagjet kryesore të Prishtinës!
Të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-it në Kosovë dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit. Në gjithë qytetin, çmimi mesatar i ponderuar për m² është €1367, ndërsa mediana e çmimit është €1250, që do të thotë se gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi €1250 për m2”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe grafikonin me çmimet aktuale.
Në analizë nuk janë të përfshirë banesat e tipit pent-house./Reporteri.net/