Kjo është letra e plotë e Kurtit drejtuar Mustafës (Dokument)
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike letrën të cilën kryetari i këtij subjekti politik , Albin Kurti, ia kishte dërguar sot kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në lidhje për mundësinë e krijimit të koalicionit qeverisës.
Kurti në ketë letër i bën thirrje LDK-së të heq dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton atë të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët.
Kurti ka thënë se LDK-së ia ka ofruar gjysmën e Qeverisë.
“Bujarisht iu kemi ofruar më shumë se gjysmën e Qeverisë (raportin 6:5 të ministrive) juve si parti që keni dalë e dyta në zgjedhje. E kemi pranuar edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit e cila nuk është fare urgjente dhe për të cilën nuk kemi garuar. U treguam më shumë se të gatshëm ta rrisim pjesëmarrjen e LDK-së në qeverisje, në pushtet. Mirëpo, nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e z. Konjufca ishte legale dhe legjitime”, është thënë në letrën e Kurtit drejtuar Mustafës.