Kjo është lista e golashënuesve në Superligë

09 maj 2022 | 15:30

Superliga e Kosovës në futboll është gati për ta përfunduar edicionin 2021/22.

Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni i cili ishte mjaft interesat.

Lista e golashënuesve në këtë edicion është e mbushur me futbollistë të cilët kanë pasur një vit fantastik individual. Gerhard Progni është i pari në listë me 21 gola të realizuar pas 34 xhirove të luajtura.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ndjekjet pas nga Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.

Pozitën e tretë në këtë listë e ndan Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Marko Simonovski i Dritës me nga 15 gola. Top 5-shen e përmbyll mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka regjistruar 11 gola gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdim të vizitës në Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e…