![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/skdneraj.jpg)
Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për asamblistë në Skenderaj
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj në bashkërendim me strukturat e partisë në nëndegë, ka finalizuar listën e kandidatëve për asamblistë në Kuvendin Komunal të Skenderajt.
“Lista e PDK-së ka në përbërjen e saj njerëz me kredibilitet të lartë moral e profesional, ekspertë të spikatur, të rinj dhe të reja me arritje kulmore. Lista e PDK-së përfaqëson me së miri vlerat kombëtare e profesionale, grupet shoqërore dhe gjinore, të rejat, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët Skenderajt”, është thënë në njoftimin e degës së PDK-së në Skenderaj.
Kjo është lista e PDK-së në Skenderaj për zgjedhjet e 17 tetorit:
1. Mentor Mehmeti, Inxhinier i IT
2. Armir Sejdiu, Dr. Specialist i urologjisë
3. Adelina Spahiu, E diplomuar në Shkenca Politike dhe Sociologji
4. Ragip Durmishi, Dr. Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjise
5. Istref Bajraktari, Dr. Specialist i Mjekësisë Familjare
6. Besarta Meha-Ademi, Master i Administratës Publike dhe Integrime Evropiane
7. Selim Tahiri, Master i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
8. Ajet Bajra, Dr. Specialist i Pediatrisë
9. Alberina Gashi, Ekonomiste e Diplomuar
10. Agron Mehmeti, Dr. Specialist i Pediatrisë
11. Avdullah Geci, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Diplomaci (Absolvent)
12. Arjeta Rama, Fakulteti i Psikologjisë, e diplomuar
13. Arton Ferizi, Ekonomist e Diplomuar
14. Ali Lutfiu, Fakulteti i Infermierisë, i diplomuar
15. Dafina Shabani, Inxhiniere e Informatikës
16. Arif Aliu, Fakulteti i Kriminalistikës, i diplomuar
17. Altin Veseli, Inxhinier i Komunikacionit dhe Transportit Rrugorë
18. Besjana Thaçi, Master e Shkencave Politike
19. Arbnor Avdiu, Fakulteti Juridik (Absolvent)
20. Bali Osmani, Shkolla e Lartë Ekonomike
21. Brikena Zeqiri, Ekonomiste e Diplomuar
22. Besart Rrecaj, Master i Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim
23. Fikret Rexhepi, Fakulteti i Shkencave Politike ( Absolvent)
24. Ferdane Beqiri-Emini, Master e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
25. Gazmend Aliu, Fakulteti i Gjuhës Angleze, i diplomuar
26. Hajzer Shala, Jurist i Diplomuar
27. Liridona Koca, Fakulteti Juridik( Absolvente)
28. Kushtrim Dragaj, Ekonomist i Diplomuar
29. Nexhat Ahmeti, Fakulteti i Infermierisë,
30. Miradije Buliqi, Fakulteti i Shkencave Politike, e diplomuar
31. Valon Musliu, Shkolla e Lartë Hoteleri dhe Turizëm
32. Sabahate Murseli-Sylanaj, Master e Ekonomisë
33. Bekim Shabani, Inxhinier i Emergjencave
34. Rrezarta Hasani-Ibrahimi, Master i Ekonomisë