Kjo është lista e Kosovës për kualifikuese ‘Euro 2025’
08 korrik 2024
| 16:48
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Ukrainës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12 korrik.
Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Parc-Y-Scarlets” në Llanelli, më 16 korrik, kundër Uellsit.
Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bën pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.
Në katër ndeshjet e kaluara ka pësuar humbje.