Kjo është lista e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Demokraci

24 nëntor 2021 | 10:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka ftuar Kosovën në Samitin për Demokraci që organizohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington, edhe pse një ftesë të tillë fillimisht nuk e kishte marrë Kosova.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar listën e plotë të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë samit.

Biden ftesën ia kishte dërguar presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka deklaruar se është e nderuar për pranimin dhe pjesëmarrjen.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet”.

“Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se disa javë më herët, mediumi amerikan “Politico” publikoi një listë prej 100 shtetesh që janë ftuar nga Bideni për Samitin e dhjetorit. Aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga Ballkani dhe kjo nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile. Ambasada amerikane në Kosovë, pas raportimeve për mosftesë të Kosovës, u deklarua se në Samit nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët.

Për të parë listën e plotë të gjitha vendeve klikoni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka lansuar një satelit të…