Kjo është lista e ushtarëve të UÇK-së e dorëzuar nga Serbia në interpol, të njejtit mund të arrestohen edhe në Maqedoni e Malin e Zi
Epoka e re ka arritur ta siguroj një listë me më shumë se tetëdhjetë faqe të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, listë e cila dyshohet të jetë dorëzuar nga ana e Serbesisë në interpol. Në këtë listë janë emrat e ushtarëve, datëlindja e tyre dhe Brigada ku kanë vepruar. Aty ka emra që janë edhe në listën e veteranëve falsifikator por që janë futur nga Serbia si veteranë të vërtetë. Këto lista nuk janë përfundimtare, sepse Serbia bënë azhurinimin e tyre por që nuk i ka bërë publike për arsye të arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së menjëherë kur lajmërohen në pikat kufitare.
Sipas kësaj të gjithë të shënuarit në listë nëse kalojnë në pikën kuffitare me Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi, të njejtët mund të arestohen pasi Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesë e Interpolit.