Kjo është lista me emrat e 14 të arrestuarve në ‘Call Center’

09 nëntor 2022 | 00:30

Në aksionin kundër qendrave të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ që u zhvillua me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, u kryen bastisje në disa lokacione të cilat rezultuan me arrestimin e 14 personave të dyshuar dhe sekuestrimin e disa provave materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali sjellë ekskluzivisht listën me emrat e personave të arrestuar, të cilët dyshohen për veprat penale ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Shpëlarja e parave’. Listës së të arrestuarve i prin i dyshuari kryesor, i cili është shtetas izraelit, teksa në mesin e tyre janë edhe një numër i madh i shtetasve kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kostot e larta të energjisë kanë çuar shumë kompani greke…