Kjo është ministrja e re e Arsimit në Shqipëri
24 shtator 2020
| 22:48
Ministra e re Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi është betuar në ambientet e Presidencës.
Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar dekretin e emërimit ministres së re, Kushi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”
Gjatë seancës së sotme plenare, dekreti i Metës është votuar me 104 vota.