Kjo është ministrja e re e Bujqësisë
25 shkurt 2019
| 13:08
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/