Kjo është mosha e 11 personave që ndërruan jetë nga Covidi

30 prill 2021 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e 11 personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi, sillet nga 64 deri në 90 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…