Kjo është mosha e 12 personave që ndërruan jetë nga Covidi
23 dhjetor 2020
| 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e 12 personave që kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid sillet nga 41 deri në 87 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.