Kjo është mosha e 12 personave që ndërruan jetë nga Covidi
13 prill 2021
| 15:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e 12 personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi sillet nga 49 deri në 82 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.